Gjeneral Kudusi Lama dhe Nait Hasani nënshkruajnë në librin e ngushëllimeve për Sahit Jasharin

13 qershor 2026 | 15:17

Turma qytetarësh, shokë, miq dhe bashkëluftëtarë të gjeneralit Sahit Jashari kanë ngushëlluar familjen Jashari në Skenderaj.

Qytetarët prisnin në radhë për të hyrë në palestrën e sportit, ku po bëheshin homazhe dhe nderime për jetën dhe veprën e Gjeneralit Sahit Jashari, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë.

Për ngushëllime në palestër, përveç vëllezërve të të ndjerit, përfshirë Musën, ishin të pranishëm edhe Rifat Jashari, Sami Lushtaku, si dhe shumë personalitete të jetës politike dhe publike të Skenderajt dhe rrethinës.

Sot, për të shprehur ngushëllimet e tyre, ishte i pranishëm edhe gjenerali shqiptar në pension, Kudusi Lama, i shoqëruar nga Nait Hasani dhe shumë të tjerë. Ata bënë homazhe para të pranishmëve dhe nënshkruan në librin e zisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar organizimin e një…