FFK organizon kamp seleksionues për talentet e reja nga diaspora
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar organizimin e një kampi seleksionues për futbollistët dhe futbollistet e reja nga diaspora, me synimin e identifikimit të talenteve për ekipet kombëtare të Kosovës.
Sipas njoftimit të FFK-së, kampet do të organizohen gjatë muajve korrik dhe gusht për grupmosha të ndryshme të djemve dhe vajzave.
Për djemtë U15 (gjenerata 2012), kampi do të mbahet më 8, 9 dhe 10 korrik. Djemtë U17 (gjenerata 2010) do të kenë mundësi të marrin pjesë në kampet e organizuara më 8, 9 dhe 10 korrik, si dhe më 3, 4 dhe 5 gusht.
Ndërkaq, për djemtë U16 (gjenerata 2011), kampet do të zhvillohen më 11, 12 dhe 13 korrik, si dhe më 3, 4 dhe 5 gusht.
Në konkurrencën e vajzave, kampi për grupmoshën U19 (gjeneratat 2008 dhe 2009) do të mbahet më 3, 4 dhe 5 korrik, ndërsa për vajzat U17 (gjeneratat 2010, 2011 dhe 2012) më 5, 6 dhe 7 korrik.
Të interesuarit duhet të dërgojnë emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes, klubin, pozitën në fushë dhe numrin e kontaktit. Kandidatët e grupmoshave U16 dhe U17 duhet të specifikojnë edhe muajin e pjesëmarrjes, korrik ose gusht.
Aplikimet pranohen në adresën elektronike [email protected], ndërsa afati i fundit për aplikim është 20 qershor 2026.
FFK ka ftuar të gjithë talentët/et e reja nga diaspora që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësinë për t’u bërë pjesë e Kombëtares së Kosovës.

Njoftimi i plotë:
🇽🇰Kamp seleksionues për Kombëtaren e Kosovës
⚽️Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentet e reja nga Diaspora
• Djemtë U15
8–9–10 korrik
Gjenerata: 2012
• Djemtë U17
8–9–10 korrik
3–4–5 gusht
Gjenerata: 2010
• Djemtë U16
11–12–13 korrik
3–4–5 gusht
Gjenerata: 2011
• Vajzat U19
3–4–5 korrik
Gjeneratat: 2008, 2009
• Vajzat U17
5–6–7 korrik
Gjeneratat: 2010, 2011, 2012
Të dhënat e nevojshme për aplikim:
• Emri dhe mbiemri
• Data e lindjes
• Klubi
• Pozita në fushë
• Numri i kontaktit
Përcaktimi i muajit për pjesëmarrje:
Gjatë aplikimit, kandidatët e grupmoshave U16 dhe U17 duhet të specifikojnë muajin e pjesëmarrjes (korrik ose gusht).
Dërgoni aplikimin në:
[email protected]
Afati i fundit për aplikim: 20.06.2026
⭐️Vishu me fanellën e Kosovës, kjo është mundësia jote!



