Lëndohet Granit Xhaka, do të mungojë së paku katër javë
08 nëntor 2026
| 18:52
Mesfushori dhe kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka pësuar një lëndim të papritur pak çaste pas fillimit të ndeshjes kundër Chelseat në “Stadium of Light”.
Xhaka u detyrua të braktisë fushën e lojës në minutën e katërt të takimit, duke mos pasur mundësi të vazhdojë sfidën. Stafi teknik u shtrëngua të bënte menjëherë zëvendësimin e parë, duke futur në lojë lojtarin Ahoka.J.
Kjo dalje e hershme e Xhakës nga fusha e bëri më të ndërlikuar situatën për trajnerin Regis Le Bris, ndërsa mbetet të shihet shkalla e dëmtimit pas ekzaminimeve mjekësore.



