Irani përmend sërish Shqipërinë si objektiv të mundshëm të sulmeve ndaj bazave amerikane
08 nëntor 2026
| 14:55
Mohammad Javad Larijani ka deklaruar se bazat ushtarake nga të cilat mund të ndërmerren sulme kundër Iranit do të konsiderohen objektiva legjitime.
Shqipëria është përmendur sërish në deklaratat iraniane lidhur me mundësinë e goditjes së bazave ushtarake amerikane në Evropë, në rast të një sulmi kundër Iranit.
Mohammad Javad Larijani, drejtues i Institutit për Shkencat Themelore në Iran, ka deklaruar se bazat amerikane në Gjermani, Shqipëri dhe Britani mund të konsiderohen objektiva legjitime nëse përdoren për operacione ushtarake kundër vendit të tij.
“Nëse Irani sulmohet nga bazat amerikane në Gjermani, Shqipëri apo Britani, këto baza do të jenë objektivat tona legjitime”, ka thënë Larijani, sipas “Iran International”.



