Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Britanisë: Mbetemi mbështetës të palëkundur të zhvillimit të Kosovës

08 nëntor 2026 | 14:47

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për marrjen e detyrës së re, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë një partneritet të kahershëm dhe të ngushtë.

“Jemi krenarë që kemi qenë ndër vendet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës. Ne mbetemi mbështetës të palëkundur të zhvillimit të vazhdueshëm të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik, si dhe e vlerësojmë lart bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbetet e palëkundur në përpjekjet e saj për promovimin e stabilitetit rajonal dhe njeh rolin thelbësor të drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në arritjen e pajtimit të qëndrueshëm.

“Pres me kënaqësi të punoj me ju për të trajtuar disa nga sfidat më të mëdha të Evropës, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe partneritetin me përfitime të ndërsjella në fushat me interes të përbashkët, nga forcimi i ekonomive tona deri te luftimi i krimit të rëndë të organizuar”, ka përfunduar letrën kryeministri Burnham.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përkundër faktit se në vazhdimësi është diskutuar mundësia e ndërtimit…