Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

08 nëntor 2026 | 13:41

Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sot u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore, ndërsa në garë janë katër lista me gjithsej 107 kandidatë, të cilët synojnë të sigurojnë një nga 29 vendet në këtë institucion.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucion përfaqësues që ushtron kompetenca në fushat e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Rikthimi nga 15 në 29 anëtarë vjen pas regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, pas më shumë se një dekade me përbërje më të kufizuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në Ditën e…