Presidentja Shiroka Pula nderoi ushtarët britanikë në Ditën e Përkujtimit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, nderoi 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s/KFOR-it.
Në këtë ceremoni, presidentja Shiroka-Pula ishte e pranishme së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përfaqësues të korit diplomatik, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë, duke theksuar se Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin e ushtarëve të saj, të cilët dhanë jetën në shërbim të paqes dhe sigurisë së Kosovës.



