Gasperini kundër pushimit për Ligën e Kombeve: Nuk më pëlqen fare

08 nëntor 2026 | 15:24

Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj ndërprerjes së kampionateve për shkak të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Tekniku italian nuk e sheh me sy të mirë këtë pushim, sidomos kur futbollistët largohen nga klubet për të zhvilluar ndeshje miqësore apo takime që, sipas tij, nuk kanë rëndësi të madhe sportive.

“Nuk më pëlqejnë fare këto ndërprerje për kombëtaret. Është ndryshe kur lojtarët largohen për të luajtur për diçka të rëndësishme, por krejt tjetër kur shkojnë për ndeshje miqësore apo takime me pak rëndësi”, ka deklaruar Gasperini.

Trajneri i Romës ka pranuar se përfaqësimi i kombëtares është një arritje dhe burim krenarie për futbollistët, por, sipas tij, ndërprerjet e tilla ndikojnë në vazhdimësinë e punës së klubeve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Për Malin e Zi, rruga drejt Bashkimit Evropian ka hyrë…