Goditje për Bayernin, Neuer jashtë fushave deri në janar

08 nëntor 2026 | 14:21

Bayern Munich ka marrë një lajm të keq në lidhje me gjendjen fizike të kapitenit të tij, Manuel Neuer, i cili do të mungojë për një periudhë të gjatë pas një dëmtimi në këmbën e djathtë.

Klubi bavarez ka konfirmuar se portieri 40-vjeçar ka pësuar një çarje të pjesshme të tendinit në këmbën e djathtë. Lëndimi ndodhi gjatë fitores 2:1 ndaj Mainzit, kur Neuer u detyrua të largohej nga fusha pak para përfundimit të pjesës së parë.

Sipas raportimeve, rikthimi i tij nuk pritet të ndodhë para muajit janar, çka përbën një mungesë të rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Vincent Kompany.

Në mungesë të Neuerit, përgjegjësia për mbrojtjen e portës pritet t’i besohet Jonas Urbigut, i cili tashmë ka pasur rastin të paraqitet në disa ndeshje këtë sezon.

Për Bayernin, ky është një tjetër shqetësim në një periudhë të rëndësishme të sezonit, ndërsa tifozët presin rikuperimin e kapitenit të tyre.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka reaguar pas vendimit të Cristiano…