Mourinho reagon pas pensionimit të Ronaldos nga Portugalia: Ai ende ka objektiva
Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka reaguar pas vendimit të Cristiano Ronaldos për t’i dhënë fund karrierës së tij me Përfaqësuesen e Portugalisë.
Ronaldo ka njoftuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar pas 23 vjetësh me fanellën e vendit të tij, duke mbyllur kështu një kapitull historik, gjatë të cilit ka regjistruar 234 paraqitje dhe ka realizuar 146 gola.
Mourinho, i cili e ka drejtuar Ronaldon te Real Madridi, ka thënë se vendimi i tij duhet respektuar, por ka theksuar se kjo nuk nënkupton fundin e karrierës së sulmuesit portugez.
“Vendimi i tij duhet respektuar dhe unë e respektoj. Ai nuk e ka përfunduar karrierën, ata që e njohin e dinë se ai ende ka objektiva”, ka deklaruar Mourinho.
Madje, trajneri portugez ka shprehur dëshirën që dita kur Ronaldo do të pensionohet përfundimisht nga futbolli të jetë ndryshe nga dita kur ka njoftuar largimin nga Përfaqësuesja.
Ronaldo do të vazhdojë karrierën e tij te Al Nassr, ndërsa synimet e tij në nivel klubesh mbeten ende të mëdha.



