Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasje

14 qershor 2026 | 11:58

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i cili kërkohej në nivel ndërkombëtar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet gjermane.

Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitë e tjera policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari kërkohej për veprën penale “Tentativë vrasjeje me dashje”, e paraparë dhe e sanksionuar sipas Kodit Penal të Gjermanisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
New York Knicks fituan kampionatin e NBA-së për herë të…