Hajdar Beqa uron qytetarët për Ditën e Çlirimit të Gjakovës: Liria na kujton përgjegjësinë për ta ruajtur atë

14 qershor 2026 | 13:23

Hajdar Beqa, ish-ushtar i UÇK-së, ish-deputet dhe kryetar i Degës së PDK-së në Gjakovë, ka uruar qytetarët e komunës me rastin e Ditës së Çlirimit.

Beqa ka theksuar se kjo ditë na rikujton çmimin e lartë të lirisë dhe përgjegjësinë për ta ruajtur e forcuar atë për brezat që do të vijnë.

Më poshtë urimi i plotë i Beqës:

“Urime Dita e Çlirimit, Gjakovë!

Sot nderojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë sakrificën e atyre që vunë idealin e lirisë mbi gjithçka.

Kjo ditë na rikujton çmimin e lartë të lirisë dhe përgjegjësinë për ta ruajtur e forcuar atë për brezat që vijnë.

Me përulësi kujtojmë dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Kujtimi për ta mbetet përgjithmonë pjesë e identitetit dhe historisë sonë kombëtare. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar…