Tahiri: Marrëveshja ShBA-Iran lajm i mirë për paqen dhe ekonominë globale

15 qershor 2026 | 10:46

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së paqes në mes të ShBA-së dhe Iranit, e cila pritet të nënshkruhet të premten.

Sipas saj, kjo marrëveshje hap një epokë të re paqeje, stabiliteti dhe prosperiteti për Lindjen e Mesme dhe Libanin, pas një periudhe të gjatë tensionesh.

Tahiri ka theksuar se kjo marrëveshje është lajm i mirë edhe për ekonominë globale, duke përmendur rihapjen e ngushticës së Hormuzit si një faktor me rëndësi për tregtinë dhe energjinë botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e fletëvotimeve…