Real Madridi shpreh interesim për yllin maroken
15 qershor 2026
| 16:28
Paraqitja fantastike e Ayyoub Bouaddi me Marokun kundër Brazilit në Botërorin 2026 ka bërë që Real Madridi të shfaqë interesim serioz për të.
Futbollisti i Lille shkëlqeu me pjekurinë dhe qetësinë e tij, duke u kthyer menjëherë në shënjestër të klubit spanjoll.
Megjithatë, Lille nuk ka nxitim për ta shitur dhe e ka blinduar lojtarin me kontratë deri në vitin 2029.
Për ta lënë të lirë, klubi francez kërkon të paktën 50 milionë euro, vlerë kjo që pritet të rritet nëse ai vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Botës.



