Nesër i jepet lamtumira e fundit Kimete Fazliu-Podvoricës, motrës së heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu
Nesër, më 16 qershor, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Dumosh, Komuna e Podujevës, do t’i jepet lamtumira e fundit Kimete Fazliu-Podvoricës, motrës së dy Heronjve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi, ku thuhet se ceremonia e varrimit do të mbahet në praninë e familjarëve, miqve, shokëve dhe dashamirëve.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të motrës së dy Heronjve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu, Kimete Fazliu-Podvorica, njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë, shokët dhe dashamirët se ceremonia e varrimit do të mbahet më 16.06.2026, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Dumosh, Komuna e Podujevës”, thuhet në njoftimin e familjes.
Sipas familjarëve, e pamja do të mbahet për tri ditë me radhë, të mërkurën, të enjten dhe të premten, në fshatin Dumosh të Komunës së Podujevës.
Kimete Fazliu-Podvorica ishte motra e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu, të cilët dhanë kontribut të çmuar në përpjekjet për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.



