Çlirim Haziri i kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit
Organizatori i protestës disaditore kundër Gjykatës Speciale, Çlirim Haziri, ka folur në FRONTAL të T7 për kritikat ndaj tij nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, si Dejona Mihali e Alban Krasniqi.
Ai ka thënë për Krasniqin se i vjen keq që ai është burri i kryeparlamentares së Kosovës dhe që ka një gjuhë të tillë.
“Më vjen keq që është burri i kryeparlamentares. Më vjen keq që e ka këtë gjuhë. Më vjen keq që s’është bashku. Me gjasë ky e Dejona kanë kërku me e mohu PDK-në. Unë s’e mohoj PDK-në për me kallxu që e du PDK-në. Nuk e përdori PDK-në për me kallxu sa e du UÇK-në”, ka thënë Haziri, raporton Express.
Haziri ka folur edhe për etiketimet e tij si i afërt me Sami Lushtakun. Haziri ka deklaruar se ndihet krenar që i njeh të gjitha figurat kyçe të UÇK-së.
“Sa i përket Sami Lushtakut, për mu Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj, Dauti, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Jakup Nura, Rrahman Rama… po i harroj tash. Ndihem krenar që i njoh e që kam mundësi ta pi një kafe. Ndihem krenar që janë shoktë e idealit të babës tem. Sa i përket këtyre kritikave apo akuzave, për mua shokët e babës që këta i etiketojnë janë krenaria më e madhe, e ata që i etiketojnë mendoj që s’e kanë mirë, janë njerëz dashakeq”, ka potencuar Haziri.
“Këtë Alban Krasniqin s’e ka ndalu kërkush as me ardhë në protestë e as me organizu”, ka shtuar ai.



