Pse po befasohen qytetarët tanë me reagimin e BE-së pas miratimit të ligjit për Dhomat e Specializuara?
Shkruan: Avni Arifi
Më 16 prill 2026, ministri i Jashtëm belg vizitoi Kosovën. I pyetur në konferencë për shtyp për shqetësimet e ekspertëve lidhur me shkeljet e pretenduara në Gjykatën Speciale, ai tha:
“Për të qenë krejt i ndershëm, unë nuk i kam të gjitha detajet lidhur me situatën për të cilën po flisni. Kjo është diçka së cilës duhet t’i kushtoj më shumë vëmendje. Nuk dua të improvizoj përgjigje dhe të bëj gabime.”
Kjo deklaratë ngre një pyetje të thjeshtë: çfarë kanë bërë institucionet e Kosovës për t’i informuar partnerët ndërkombëtarë për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut në këtë gjykatë?
Kujt i kanë dërguar shkresa, çfarë shqetësimesh kanë ngritur dhe çfarë forme mbikëqyrjeje kanë kërkuar?
Asnjë shtet i BE kurrë ska marrë asnjë letër nga shteti i Kosovës për asnjë shkelje të të drejtave të njeriut nga kjo Gjykatë, asnjë shqetësim për dalje nga mandati dhe asnjë kërkesë për monitorim institucional.
Para se të befasohemi nga reagimi i BE-së, duhet të kërkojmë përgjigje nga institucionet tona.



