Trump shkoi me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë shaka gjatë samitit të G7, pasi mbërriti rreth një orë me vonesë në një takim me liderët e vendeve më të industrializuara.
Duke iu drejtuar të pranishmëve gjatë një seance pune, Trump me ironi tha se vonesa e tij ishte e arsyeshme pasi “ai është shefi”, duke shkaktuar reagime dhe buzëqeshje mes liderëve të tjerë.
Komentet e presidentit amerikan erdhën në një kohë kur G7 po diskutonte për zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe mbështetjen e mëtejshme për Kievin.
Në deklaratën e përbashkët të samitit, liderët e G7 vlerësuan përparimin e Ukrainës në fushën e betejës gjatë muajve të fundit, duke theksuar se ekziston një “vrull i ri” në përpjekjet e saj për t’u përballur me agresionin rus.
Grupi gjithashtu u zotua për mbështetje të re politike, ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, duke riafirmuar angazhimin për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.
Vërejtjet ironike të Trumpit janë parë nga disa analistë si një reflektim i rolit dominues që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë në politikën perëndimore dhe atë globale. Gjatë mandatit të tij të dytë, aleatët e SHBA-së shpesh janë përballur me sfidën për t’iu përshtatur qasjes dhe ritmit të administratës amerikane në çështjet ndërkombëtare.



