PAFYTYRËSIA, ANTIKOMBËTARIZMI DHE OPOZITA
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
- Pafytyrësia: Askush, as në imagjinatën më të shëmtuar nuk ka besuar se 27 vite pas përfundimit të luftës, ata që lanë shekuj e shekuj nga jeta e tyre në kampet e përqendrimit të ish-Jugosllavisë, shëndetin e tyre dhe, në jo pak raste edhe jetën e tyre do të sulmohen aq poshtërsisht dhe brutalisht nga “njerëzit” që erdhën në pushtet me një program “puro kombëtar” sikur që ishte bashkimi kombëtar. Doli të jetë rrenë dhe mashtrim i madh. Askush nuk do të besonte se Frymëzimi dhe Kuptimi i luftës për liri, çlirim dhe bashkim kombëtar, baca Adem Demaçi do të margjinalizohet në atë masë nga sekti në pushtet saqë keqpërdoret vetëm kur kanë nevojë për vota sipas parimit: “e kalova lumin, ta q…. kalin..”. Askush, përveç trashëgimtarëve të mendësisë jugosllave e serbe që kanë metastazuar në pushtetin aktual si kancer antikombëtar, nuk do të besonte se: “erdhi dita ..” që çlirimtarët, invalidët e luftës çlirimtare, viktimat e luftës dhe ato civile do të trajtohen më keq se ushtri, policia dhe paramilitarët e Serbisë. Pushteti aktual e dëshmon përmes dejonave, hekuranave, ardianave, agimbahtirave, dimalave, gjinovcave, vetonave, shkëlzenave, xhymshitave e horrave dhe horreshave, që janë shumicë absolute se antikombëtarizmi është biznesi më fitimprurës në Kosovë. Nuk mbeti askush pa u sulmuar nga horrat e sajber zagarëve të pushtetit dhe vet pushteti. As Pijemonti i shqiptarisë, Prekazi heroik, as Babai i mendimit dhe veprimit politik, Bacë Adem Demaçi, as familja Haradinaj që edhe me qelizën më të vogël luftuan dhe u vranë për lirinë, çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Dhe, që një mendje minimalisht normale nuk e kupton dhe nuk e pranon është fakti se në mënyrë të vazhdueshme brutalisht po sulmohet familja Jashari e cila po bënë përpjekje të ringritet mbi themelet e ndërtuara me gjakun, jetët dhe luftën e 56 heronjve të kombit, me kryeheroin legjendar, Komandantin Adem Jasharin. Shumë larg kanë shkuar horrat që nuk kishin guxim të luftonin kundër pushtuesve (kishin gjenetikë politike të përbashkët) ndërsa sot luftojnë varret, lapidarët, gjakun dhe kujtimet e atyre që rënë për liri. Pisa dhe të pafytyrë!
- Antikombëtarët: Persona të afërt me pushtetin dhe vet pushteti, poshtërsisht dhe me mendësi serbe dhe greke janë sulur kundër çdo vlere kombëtare, në veçanti kundër familjeve Haradinaj dhe Jashari përkatësisht kundër Daut dhe Ramush Haradinaj, Murat dhe Rifat Jashari. Një psikopat e “denonconte” Sami Serbinë, një analfabet doktor shkence ua mbanë zhagun prokurorëve të kriminalizuar të Gjykatës Speciale Raciste në Hagë që kërkuan nga 45 vite burg për udhëheqësit ushtarakë dhe politikë të UÇK-së dhe institucioneve të Kosovës që e shpallën pavarësinë dhe e bënë Kosovën shtet, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Se poshtërsia shkon përtej çdo kufiri është heshtja e krerëve të pushtetit ndaj këtyre deklaratave antikombëtare të anëtarëve të tyre. Madje Shvarc Donika vetëm sa e përforcon këtë deklaratë, si antikombëtare që është dhe shpërdoruese e kombëtarizmit të trashëguar. Te rasti i Xhevrosllavës nga Fushë Kosova që çaraveshej në një foto me Lenka Haxhiun, vetëm pas tre ditëve reagoi dega e sektit të LV-së me një reagim të qullët (shprehje e Kurthit). Ndërkaq, Lenka Haxhiu, si shpërdoruese brutale e kombëtarizmit të trashëguar nuk e tha edhe një fjalë të vetme. Hiç këtu një 10 përqindësh (maksimalisht) që nuk mendojnë si kamikazët dhe dhunuesit publik dhe virtual të çdo vlere kombëtare, të tjerët janë të ngjashëm, ashtu ligjërojnë, ashtu mendojnë ndërkaq këta i përdorin si vuvuzela.
Albin Kurthi është padre padrino (koka e kokave) të këtyre sulmeve denigruese, pa asnjë dyshim. Po të mos ishte kështu kurrë nuk do të kishte asnjë sulm antikombëtar!
Dejona Mihali është madre madrino e çdo sulmi ndaj çdo vlere kombëtare, që nga ideja fillestare e deri te konkretizimi patologjik. Për lexuesin e nderuar, termet padre padrino dhe madre madrino janë emërtime dhe cilësime të Mafies. Sikur që është natyra dhe karakteri i tyre. “Primadona” e të gjitha të këqijave në Kosovë, madre madrino, Dejona Mihali është pa një të kaluar njerëzore, kombëtare dhe politike në Shqipëri, me një të tashme të kriminalizuar në Kosovë dhe, me gjasë nëse i shpëton ligjit në Kosovë, me një të ardhme të ndritur në Serbi dhe Greqi. Pa asnjë brengë materiale dhe pa asnjë ndjenjë të përgjegjësisë morale. Falë Martin Strujës dhe Vuk Hamoviqit! Edhe një pordhë e Sami Lushtakut është më kontribuese se krejt “aktiviteti kombëtar” i kësaj Vejushe të Zezë. Ndërkaq, në planin e dhënies së kontributit për emancipim politik dhe kombëtar të shqiptarëve në Kosovë, Përparim Rama, si trashëgimtar i gjyshit Rrahim Rama, axhës Hajrush Rama dhe babait Kadrush Rama, për Dejonën është Akademi e Shkencave dhe e Arteve.
- Opozita: Në zgjedhjet e fundit, përkundër blerjes së votave nga Kurthi dhe pisi Murati, i fituan 53 mandate brenda Kosovës ndërkaq opozita 47 mandate. Rrjeti mafioz i hajnave elektoral në ambasada, konsullata dhe përfaqësi tjera duke korruptuar votuesit i siguruan sektit të LV-së mbi 83 për qind ndërkaq në votimet me postë, gjithashtu duke vjedhur vota, mbi 70 për qind duke përmbysur rezultatin përmes korrupsionit dhe krimit elektoral. Duke iu siguruar 5 deputetë. Realisht, votat e jashtme dhunuan votat e brendshme. Votat e atyre që jetojnë jashtë dhe që vijnë shumë rrallë ose hiç në Kosovë e devijuan rezultatin e zgjedhjeve. Votat e atyre që në diasporë pa asnjë turp dhe moral marrin shtesa për fëmijë ndonëse fëmijët jetojnë jashtë dhe shtesat i marrin në shtetin ku jetojnë, marrin para për tekste shkollore ndonëse fëmijët i shkollojnë në gjuhë të huaj, paturpësisht marrin shtesa sociale dhe pensione që nuk iu takojnë, marrin kompensim për bileta kur duhet të votojnë dhe për karton të gjelbër, këta janë votuesit e pamoralshëm të Albin “Babës”, këta janë ata që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, këta janë ndotësit e shëndetit social dhe moral në Kosovë dhe në diasporë, këta urrejnë patologjikisht UÇK-në, luftën çlirimtare, ish-të burgosurit politikë dhe çdo vlerë kombëtare. Këta që asgjë nuk bëjnë për Kosovën, që nuk përballen me asnjë pasojë si rezultat i një qeverisjeje dhe kriminale të pushtetit aktual, i dhunojnë dhe delegjetimojnë votat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Kosovë dhe që përballen me 100 mijë probleme të regjimit diktatorial dhe antikombëtar të Albin Kurthit. Opozita ka bërë gabim të madh që ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit të blera me para sepse nuk ka pasur gjasa të fitojë. Kush e ka lekun, e ha byrekun. Tash, opozita bën gabim vetëvrasës nëse në çfarëdo forme të mundshme lidhet me Kurthin dhe sektin e tij. Pse ta kushtëzojë opozita bashkëpunimin me Kurthin me pranimin e gazit amerikan kur vet Kurthi do ta bëjë këtë duke e pranuar projektin amerikan. Opozita nuk duhet ta pranojë asnjë kushtëzim të Kurthit pavarësisht kërcënimit me zgjedhje të reje. Zgjedhjet eventuale të reja do ta dëmtojnë Kurthin brenda duke e bërë të papërfillshëm votën nga diaspora. Opozita nuk duhet fare të merret me Kurthin por duhet të veprojë në mënyrë të organizuar dhe të vendosur kundër qeverisjes së keqe dhe pasojave që e rëndojnë jetën e qytetarit. Opozita duhet të riorganizohet; LDK dhe PDK duhet të zgjedhin lidership tjetër. Habitem pse në PDK nuk ka reflektim të menjëhershëm për këtë rezultat zgjedhor. Nuk ka pse të priten zgjedhjet e brendshme, kryetari i PDK duhet të lëshojë rrugë. Edhe në LDK. Nëse bëhen këto ndryshime, opozita do të forcohet dukshëm. PDK nuk duhet të mbetet peng i Hagës, forcimi i partisë i ndihmon edhe çlirimtarët në Hagë. Këta janë hapat kirurgjikalë që mund ta ringjallin një opozitë të vdekur klinikisht. Kurrsesi oportunizmi dhe përshtatja. Sot, sipas mendimit tim në tërë kampusin opozitar i vetmi është Përparim Rama që ka koçe politike. Prandaj po sulmohet aq shumë nga regjimi autokrat i Kurthit dhe nuk po mbrohet nga LDK ndonëse i fitoi dy mandate si kryetar i Prishtinës. Edhe me vota të PDK-së.
Duhet një përafrim dhe përbashkim i të gjitha forcave patriotike dhe politike që kanë kontribuar, sakrifikuar dhe vulosur në procesin e shtetformimit dhe shtetndërtimit. Opozita në asnjë rrethanë nuk duhet të bëhet pjesë e pushtetit por duhet ta bëjë masën kritike për një veprim jashtinstitucional, figurativisht duke e sjellë Zvërnecin në Kosovë. Pas përfundimit të luftës në Iran, mund të zgjidhet edhe lufta në Ukrainë. Pastaj në tavolinën e menysë vjen Kosova. Me një Rusi johumbëse, gjasat e Kosovës për një përfundim dhe marrëveshje fitimprurëse me Serbinë dukshëm zvogëlohen. Po vijnë ditë të vështira për Kosovën, si në planin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar. Pushteti aktual interesohet vetëm për pushtet, asgjë nuk mund të mbrojnë, as nuk dinë e as nuk dëgjojnë. Shiheni të kaluarën e tyre, falë shumë pak përjashtimeve, as personalisht e as familjarisht kurrë dhe asnjëherë nuk e kanë dhënë asnjë kontribut për Kombin dhe vendin. Përkundrazi!



