Dukagjini përballet me Luganon në garat evropiane

17 qershor 2026 | 16:18

Fituesi i Kupës së Kosovës, Dukagjini i Klinës, do të përballet me Luganon e Zvicrës në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Shorti për raundin e dytë kualifikues u tërhoq të mërkurën në Nyon të Zvicrës.

Lugano e mbylli në vendin e tretë edicionin 2025/2026 të Superligës së Zvicrës.

Lugano ka përvojë të gjatë në garat evropiane.

Në portë te Lugano është portieri i dytë i Kosovës, Amir Shaipi.

Për zviceranët paraqiten edhe shqiptarët, Ezgjan Alioski e Uran Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dhuruar një donacion…