Eksperimente me LDK-në dhe me të ardhmen e saj nuk do të ketë

18 qershor 2026 | 08:29

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë një reagim pasi nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, kërkoi marrëveshje me LV-në.

Hoti e ka cilësuar këtë si eksperiment, teksa ka dalë kundër kësaj ideje.

Ai ka thënë se zgjedhjet treguan se LDK duhet të rikthehet fuqishëm tek elektorali i saj tradicional.

“Rezultati ka dhënë një mesazh të qartë: LDK duhet të rikthehet fuqishëm te elektorati i saj tradicional, te vlerat e saj dhe te vizioni që e ka ndërtuar këtë parti. Duhet të luftojmë çdo mentalitet që dobëson aleancat tona historike dhe cenon rrugën euroatlantike të Kosovës.

LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është zgjidhur anëtare e Komitetit Ndërqeveritar për Trashëgiminë Kulturore…