Përparim Rama publikon pamje nga asfaltimi i rrugës A: Këtë projekt tri herë e ka blloku qeveria
18 qershor 2026
| 11:00
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nisur faza finale e asfaltimit në “Rrugën A”.
Në një postim në “Facebook”, Rama ka bërë me dije se projekti ka hasur në pengesa administrative dhe ligjore, duke thënë se është bllokuar tri herë nga qeveria dhe është dërguar në gjykatë.
Sipas tij, në të tri rastet komuna ka dalë fituese.
“Ka fillu faza finale në Rrugën A, faza e asfaltimit. Këtë projekt tri herë e ka blloku qeveria, tu na çu në gjykatë. Tri herë e kemi fitu rastin. Natyrisht. Tash po kryhet. Prishtinën s’ka që e ndal!”, ka shkruar Rama.



