‘‘Ushtarët për kujdestari janë paguar vetëm për janarin e 2025’’, Ramadani: FSK është lënë pas dore

18 qershor 2026 | 12:10

Burim Ramadani nga Aleanca, ka thënë se ushtarët e vendit janë lënë pas dore, dhe se, kjo gjë nuk guxon të vazhdojë.

Ramadani, në postimin e tij të bërë në Facebook, ka shtuar se prioritet duhet të jetë siguria kombëtare, e ‘’jo lavdërimet nëpër media’’.

Postimi i plotë i tij:

Ushtarët e Kosovës të lënë pas dore. Kjo nuk guxon të vazhdojë. Mjaft më!
• Siguria kombëtare duhet të jetë prioriteti, jo lavdërimet nëpër media!
“Ministria, për punën e kujdestarive ka paguar pjesëtarët e FSK-së, vetëm për muajin janar 2025.
…Shkaku i mos kompensimit të plotë ishte mungesa e buxhetit.” thotë ndër të tjera Raporti i Auditorit për vitin 2025 në Ministrinë e Mbrojtjes.
S’po komentoj më shumë, përveç se krejt lavdërimet e tupanxhinjve politik rrëzohen për toke kur e sheh këtë gjetje të Auditorit.
Sepse, kur ushtari detyrohet ta padisë në Gjykatë Qeverinë, s’kemi çka flasim për çështje tjera!
Viti 2025 i ka pasur 12 muaj, jo veç 1 muaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) kanë thënë se bashkëpunimi në…