“I kam dëgjuar flamengot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard

18 qershor 2026 | 15:01

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestën qytetare, duke shkruar se qëllimet e mira nuk mjaftojnë nëse nuk mbështeten te faktet, arsyeja dhe dialogu.

Duke iu referuar shprehjes “Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira”, Rama ka deklaruar se kauzat, sado fisnike të jenë, mund të marrin drejtim të gabuar kur shkëputen nga realiteti dhe refuzojnë debatimin mbi faktet.

Lidhur me protestën, kryeministri ka shprehur mirëkuptim për qytetarët e mobilizuar nga shqetësimi për mbrojtjen e natyrës, të cilët i ka simbolizuar me “flamengot rozë”.

Ai ka thënë se respekton shqetësimet e tyre dhe i konsideron të sinqerta, por i ka kritikuar duke pretenduar se nuk pranojnë të dëgjojnë argumentet, ekspertët dhe institucionet për të diskutuar zgjidhjet.

Nga ana tjetër, Rama ka përdorur metaforat “sorra” dhe “korba” për të përshkruar aktorët politikë ose grupet që, sipas tij, ushqehen me zhurmë, shpifje, teori konspirative dhe refuzim të fakteve, duke shtuar se ata po përpiqen t’i përdorin protestuesit për qëllime politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ivana Knoll është rikthyer dhe vëmendja është sërish e gjitha…