Avdullah Hoti paralajmëron protesta masive për gazin amerikan: Sheshi do të mbushet së shpejti

18 qershor 2026 | 20:27

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i habitur me deklaratën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, se nuk e ka parë deklaratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me projektin e gazit.

Ai ka vlerësuar se një qëndrim i tillë do të kuptohet, sipas tij, kur sheshi të mbushet me protestues.

Në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se së shpejti sheshi do të mbushet me protestues për këtë çështje.

“Si mund të deklarohet U.D. e Presidentes se nuk e ka parë deklaratën e palës amerikane lidhur me projektin e gazit? Kur të mbushet sheshi me protestues e shihni sa serioze është çështja. Dhe sheshi do të mbushet së shpejti. Për vite me radhë, kur paralajmërimet kanë ardhur nga miqtë tanë ndërkombëtarë, kemi parë një qasje për t’i minimizuar, për t’i sulmuar ose për t’i shpërfillur. Serioziteti ndaj një çështje jetike për të ardhmen e vendit tregon se çfarë prioritetesh ka kjo qeverisje. E papranueshme”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjakova është bërë më e pasur edhe me një mjeke…