Kanada mposht Katarin, regjistron fitoren më të thellë në Botëror pas Gjermanisë

19 qershor 2026 | 08:22

Kanada ka dhuruar një nga paraqitjet më mbresëlënëse të Kupës së Botës 2026, duke e mposhtur Katarin me rezultat të thellë 6-0 në ndeshjen e Grupit B.

Heroi i takimit ishte Jonathan David, i cili realizoi tre gola, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Cyle Larin dhe Nathan Saliba.

Goli i gjashtë erdhi pas një autogoli të Mohamed Al-Mannai të Katarit.

Kjo është fitorja më bindëse e këtij Botërori pas triumfit 7-1 të Gjermanisë ndaj Curaçaos, ndërsa me këtë sukses Kanada është shumë pranë sigurimit të një vendi në fazën e 1/32 së finales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 35 persona kanë humbur jetën pasi persona të…