Selektori Yakin mbronë kapitenin e tij

19 qershor 2026 | 11:49

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, është përgjigjur në pyetje për Granit Xhakën edhe pas fitores 4:1 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

“Blick” shkroi se për shkak të kritikave publike të Xhakës, atmosfera te Zvicra po bëhej toksike.

“Ky ishte sulm personal në Xhakën”, ka thënë Yakin në konferencë për medie.

Ai ka theksuar se vazhdimisht është në kontakt me Granitin, ndërsa para ndeshjes me Bosnjën ka pasur një bisedë tjetër me liderin e Zvicrës.

“Ishte e rëndësishme ta trajtoja shkurtimisht këtë çështje këtë javë, për të kuptuar se sa shumë ka ndikuar tek ai”, ka theksuar Yakin.

Biseda zgjati rreth 10 minuta. Më pas Yakin u kthye i lumtur në fushën stërvitore. Xhaka shkëlqeu ndaj Bosnjës.

“Ishte e rëndësishme të lihej anash ajo dhe të shfaqej gjithë energjia në fushë. Këtu më duhet ai. Bisedat jashtë fushës nuk janë puna jonë”, ka sqaruar Yakin.

Xhaka sërish ishte lider i mesfushës.

“Ai ofroi shumë mundësi pasimi, fitoi shumë duele dhe kishte lëvizje të rëndësishme sulmuese”, ka theksuar Murat Yakin për kapitenin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri legjendar i Gjermanisë, Manuel Neuer, ka konfirmuar se Kupa…