Haxhiu: Shërbyesit civilë, garanci për efikasitetin e institucioneve
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me stafin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë.
Gjatë takimit, Haxhiu ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim për punën, përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e përditshëm të shërbyesve civilë, duke theksuar se ata janë garanci për funksionimin efikas të institucionit më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës në vend.
“Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, mëngjesin e sotëm e filluam me një takim të ngrohtë me stafin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin tim për punën, përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e përditshëm…”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.



