Edita Tahiri: Amerika, në 250 vjet pavarësi, e bëri Perëndimin më të fortë se Lindja
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka marrë ftesë nga Ambasada Amerikane për të marrë pjesë në shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri e cilësoi Amerikën si fuqinë udhëheqëse të botës, duke vlerësuar rolin e saj në forcimin e Perëndimit dhe në zhvillimet globale.
Ajo tha se SHBA-ja ka arritur marrëveshje historike që kanë ndikuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, ka kontribuar në zvogëlimin e varësisë së Evropës nga gazi rus përmes furnizimit me gaz amerikan dhe ka dobësuar, sipas saj, bllokun anti-perëndimor BRICS.

Postimi i plotë i saj:
Kenaqesi ftesa nga Ambasada Amerikane per ta festuar 250 vjetorin e pavaresise se Amerikes
Sot Amerika eshte ne krye te botes, beri Perendimin me te forte se Lindjen, arriti marreveshjen historike qe ndali luften e Iranit, solli gazin amerikan ne Evrope, duke zvogeluar varesine nga gazi rus, dobesoi bllokun anti-perendimor, BRICS, ndersa qe nga koha kur krijuam aleancen strategjike Kosove-SHBA, ne vitin 1992, Amerika vazhdoi me konsekuence ta perkrahe Kosoven ne proceset e rendesishme te krijimit te shtetit te Kosoves, te shtetndertimit, vitin e kaluar me Ligjin e saj te mbrojtjes garantoi integritetin territorial te Kosoves. ishim vizionar dhe pro-amerikan ne si udheheqje e Levizjes per lirine dhe pavaresine e Kosoves, fituam besimin dhe perkrahjen Amerikane dhe po e gezojme..



