Edi Rama sot në vizitë zyrtare në Francë, pritet nga Macroni

22 qershor 2026 | 11:14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Francë, ku do të pritet nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në Paris.

Takimi mes dy liderëve pritet të mbahet në mesditë në Pallatin Elysee.

Sipas njoftimit të qeverisë franceze, në fokus të bisedimeve do të jenë procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe zgjerimi i investimeve franceze në vend.

Po ashtu, pritet të diskutohen edhe çështje me interes të përbashkët në kuadër të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Francës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keir Starmer ka njoftuar dorëheqjen nga posti i kryeministrit të…