Starmer i emocionuar pas dorëheqjes, përqafon bashkëshorten

22 qershor 2026 | 11:12

Keir Starmer ka njoftuar dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe nga pozita e liderit të Partisë Laburiste.

Në një deklaratë të mbajtur pas njoftimit të largimit, Starmer theksoi se, pas përfundimit të mandatit në “postin më të lartë në vend”, do t’i kushtojë më shumë kohë familjes së tij.

“Do të jem bashkëshorti më i mirë që mundem për gruan time të mrekullueshme, Vic, e cila ka qenë mbështetja ime në çdo hap të rrugëtimit”, deklaroi ai, duke shtuar se synon të jetë më pranë edhe fëmijëve të tij, shkruan BBC.

“Dhe do të jem babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi, të cilët janë krenaria dhe gëzimi im”, u shpreh Starmer me emocion gjatë fjalimit të tij.

Pas deklaratës, ai përqafoi bashkëshorten e tij para të pranishmëve dhe më pas u kthye në rezidencën zyrtare në Downing Street.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka bërë të ditur se do…