“Fundi i botës” më 13 nëntor 2026? Çfarë parashikonte studimi i revistës “Science” në vitin 1960

01 nëntor 2026 | 21:43

Një studim shkencor i botuar më shumë se gjashtë dekada më parë në revistën prestigjioze “Science” po rikthehet në vëmendjen e publikut, për shkak të një parashikimi matematik që lidhet me datën 13 nëntor 2026.

Punimi i publikuar më 4 nëntor 1960 nga Heinz von Foerster, Patricia M. Mora dhe Lawrence W. Amiot mbante titullin provokues “Doomsday: Friday, 13 November, A.D. 2026” (“Dita e gjykimit: E premte, 13 nëntor 2026”). Autorët analizuan të dhënat historike të rritjes demografike dhe ndërtuan një model sipas të cilit, nëse ritmi i dy mijëvjeçarëve të fundit do të vijonte i paprekur, popullsia e planetit do t’i afrohej një vlere teorikisht të pafundme në nëntor të vitit 2026.

Megjithatë, parashikimi nuk sugjeronte një katastrofë apokaliptike apo shkatërrimin e botës, por ishte thjesht rezultat i një ekuacioni matematik që projektonte prirjet e atëhershme në të ardhmen.

Në dekadat që pasuan, dinamika demografike ndryshoi rrënjësisht. Ritmi i rritjes së popullsisë botërore nisi të ngadalësohej dhe në shumë vende u shënua rënie e dukshme e lindshmërisë, duke e bërë modelin e vitit 1960 të papërshtatshëm.

Sipas projeksioneve më të fundit të Kombeve të Bashkuara, popullsia botërore pritet të arrijë pikun prej afërsisht 10,3 miliardë banorësh në mesin e viteve 2080, përpara se të nisë një rënie graduale. Rikthimi i këtij studimi sot shërben si një ilustrim i kufijve të parashikimit shkencor dhe pasaktësisë të modeleve matematikore kur ndryshojnë faktorët që i ushqejnë ato.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në ambientet e kompanisë…