Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

01 nëntor 2026 | 21:41

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në ambientet e kompanisë “Rimac Group” pranë Zagrebit, ku një 36-vjeçar kroat ka vjedhur një automjet luksoz Bugatti Chiron me vlerë rreth 3 milionë euro, të cilin e kishte gjetur me çelësat brenda.

Sipërmarrësi Mate Rimac publikoi pamjet e kamerave të sigurisë dhe sqaroi se i dyshuari kishte hyrë në kampusin e hapur të kompanisë me pretendimin për të kërkuar punë. Pasi vuri re çelësat e lënë brenda mjetit — një zakon i përditshëm i Rimac për t’u lejuar testet punonjësve — i riu e mori makinën dhe u largua pa autorizim.

Pasi u sinjalizua nga dëshmitarët për lëvizjen e parregullt të mjetit, Rimac përdori sistemin e telemetrisë së Bugatti-t, i cili transmetonte në kohë reale vendndodhjen, shpejtësinë dhe nivelin e karburantit. Ndërsa njoftoi policinë, biznesmeni u vu personalisht në ndjekje të tij me një Porsche 911 përmes territorit të Sllovenisë.

Automjeti u bllokua nga policia austriake në një pikë karburanti përgjatë autostradës A9 pranë Grazit, ku 36-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe pranoi plotësisht vjedhjen. Ndonëse mjeti pësoi dëmtime të lehta, Rimac deklaroi se nuk do të bëjë kallëzim personal ndaj të riut. Megjithatë, me urdhër të Prokurorisë së Grazit, ndaj 36-vjeçarit do të ngrihen akuza penale në gjendje të lirë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një incident është regjistruar sot në Pejë, gjatë ndeshjes së…