Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve

22 qershor 2026 | 14:00

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ndodhet në paraburgim, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, më 30 tetor 2025, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, i pandehuri dyshohet se ka transportuar pa autorizim substanca narkotike të ndaluara me ligj.

Prokuroria ka theksuar se i dyshuari kishte marrë me qira një automjet në Tiranë dhe ishte nisur drejt Republikës së Kosovës.

“Gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, i pandehuri është ndaluar për kontroll nga autoritetet kompetente në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Gjatë kontrollit të automjetit, nën ulësen e shoferit është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme prej 575.71 gramë, ndërsa gjatë kontrollit fizik të të pandehurit është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, prej 0.35 gramësh”, është thënë në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i rastit ka kërkuar nga gjykata që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se Ukraina do…