Real Madridi përgënjeshtron bisedimet, Bayerni në alarm për Olisen
22 qershor 2026
| 15:30
Real Madridi ka mohuar zyrtarisht çdo kontakt apo interesim për anësorin e Bayernit, Michael Olise, duke theksuar njëkohësisht marrëdhëniet e mira mes dy klubeve.
Sipas “Kicker”, francezi konsiderohet një lojtar i vështirë për t’u bindur dhe nuk ka shfaqur interesim për të rinovuar kontratën, pavarësisht një oferte prej 25 milionë eurosh në vit.
Situata ka shkaktuar shqetësim te Bayern Munichu, i cili dëshiron ta mbajë lojtarin dhe të sigurojë vazhdimësinë e tij në skuadër.
Për momentin, Olise është i fokusuar te paraqitja me Kombëtaren e Francës në Kupën e Botës, ndërsa vendimi për të ardhmen e tij pritet të merret vetëm pas përfundimit të turneut.



