Arkitekti i ekonomisë moderne amerikane ndërron jetë në moshën 100-vjeçare

22 qershor 2026 | 15:28

Ish-kryetari i Rezervës Federale të ShBA-së, Alan Greenspan, ka vdekur në moshën 100-vjeçare, ka njoftuar bashkëshortja e tij.

Korrespondentja e “NBC News”, Andrea Mitchell, ka bërë me dije në një deklaratë se bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga sëmundja e Parkinsonit.

Në deklaratën e Mitchell është thënë se Greenspan ishte “një njeri gjigant që ndihmoi në formësimin e ekonomisë amerikane për dekada nën presidentë të të dyja partive, por që ishte gjithmonë i gatshëm të pranonte gabimet e tij”.

Për gati dy dekada, Alan Greenspan ka pasur përgjegjësinë për drejtimin e politikës monetare amerikane dhe ruajtjen e stabilitetit të dollarit.

Si kryetar i Rezervës Federale nga viti 1987 deri në vitin 2006, një post i konsideruar ndër më të rëndësishmit në ShBA pas presidencës, ai ka udhëhequr periudhën më të gjatë të rritjes së qëndrueshme ekonomike amerikane në një brez.

I cilësuar shpesh si “Zoti në makinë” i financave amerikane, Greenspan ishte i njohur për qasjen e tij të rezervuar dhe rrallë jepte intervista gjatë kohës së drejtimit të Rezervës Federale.

Megjithatë, deklaratat e tij publike ndiqeshin me vëmendje të madhe nga tregjet financiare dhe media. Në zyrën e tij thuhej se kishte një tabelë me mbishkrimin: “Paratë fillojnë këtu”.

Por kritikët kanë argumentuar se politikat e tij, veçanërisht mbështetja në kredi të lira, kontribuuan në krijimin e flluskës së teknologjisë në fund të viteve ’90 dhe në krizën e hipotekave me rrezik të lartë të vitit 2008.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…