Demhasaj kritikon LV-në: Heshtën për kauza kombëtare, tani protestojnë kundër investimeve amerikane

23 qershor 2026 | 10:40

Analisti Arton Demhasaj ka kritikuar aktivistët dhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilët po marrin pjesë në protestat kundër qeverisë Rama në Tiranë.

Ai ka vlerësuar se të njëjtët nuk u panë në protestat e mbajtura në Prishtinë dhe Tiranë për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, si dhe në reagimet për çështje të tjera që ai i konsideron me rëndësi kombëtare.

Demhasaj ka shkruar në “Facebook” se përfaqësuesit e LV-së nuk kanë marrë pjesë në protesta që kishin të bënin me mbrojtjen e interesave kombëtare, por po angazhohen në protesta kundër investimeve amerikane dhe Qeverisë së Shqipërisë.

“U mbajtën protesta kombëtare në Prishtinë e Tiranë për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së nga padrejtësitë në Hagë. Po ashtu, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u ngritën në protestë për një të drejtë kaq elementare: mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe. Ndërkohë, ku janë ‘patriotët’ e Vetëvendosjes? Pse nuk u panë gjëkundi në këto kauza jetike kombëtare?”, ka shkruar Demhasaj.

Ai ka vazhduar kritikat duke thënë se përfaqësuesit e kësaj partie reagojnë shpejt kur bëhet fjalë për çështje që, sipas tij, lidhen me interesa politike.

“Por, kur vjen puna për të protestuar në Tiranë kundër investimeve amerikane apo kundër Ramës, këta janë të parët në rresht. Aktivizohen me sekonda për interesa politike”, është shprehur ai.

Demhasaj ka përdorur tone të ashpra ndaj LV-së, duke i cilësuar si “patriotë të Ali Express”-it, që sipas tij shfaqen vetëm kur kjo u shërben agjendave të tyre politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër lidhur me situatën në…