Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e javës së kaluar në Prishtinë

23 qershor 2026 | 10:53

I dyshuari për rastin e tentim-vrasjes që ka ndodhur më 16 qershor në Prishtinë është vetëdorëzuar në polici dhe është ndaluar për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është paraqitur në stacion policor gjatë ditës së hënë.

“Lidhur me rastin ‘Tentim vrasje’, i cili kishte ndodhur më 16.06.2026 në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion policor. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar Pllana.

Rasti kishte ndodhur mbrëmjen e 16 qershorit në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë, ku një person mbeti i plagosur dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga organet kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-portieri i Anglisë, Joe Hart, ka shprehur shqetësime lidhur me…