Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, rasti nën hetime
23 qershor 2026
| 10:58
Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në shtëpinë e tij në Rahovec.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është një burrë, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është në procedurë hetimore”, është thënë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.



