YIHR-ja: Serbia mohoi mbi 110 herë krimet e luftës, përfshirë Reçakun, Srebrenicën dhe rrethimin e Sarajevës

23 qershor 2026 | 11:31

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Beograd (YIHR) ka bërë me dije se gjatë vitit 2025 ka dokumentuar të paktën 110 raste të mohimit të krimeve të luftës nga autoritete dhe institucione në Serbi.

Sipas raportit të organizatës të titulluar “Gjendja e mohimit”, janë evidentuar rreth 60 raste të glorifikimit të personave të dënuar për krime lufte, si dhe 50 raste të deklaratave apo veprimeve që mohojnë krime të kryera gjatë luftërave të viteve ’90.

Raporti përfshin mohimin e krimeve në Reçak, mohimin e rrethimit të Sarajevo, kampeve në Prijedor, si dhe varrezave masive në Batajnicë pranë Beogradit, ku u gjetën trupa të viktimave nga Kosova.

Sipas YIHR-së, krimi që vazhdon të mohohet më së shumti është gjenocidi në Srebrenica massacre, me të paktën 30 raste mohimi të regjistruara vetëm gjatë vitit 2025.

Në raport është thënë se mohimi i krimeve dhe glorifikimi i personave të dënuar, përfshirë Ratko Mladiq, nuk paraqiten vetëm te figura politike, por edhe në disa media, parti politike, qarqe fetare dhe akademike.

YIHR-ja ka veçuar si rast shqetësues edhe varrimin me nderime shtetërore e ushtarake të gjeneralit të pensionuar të ish-Ushtrisë së Jugosllavisë, Nebojsha Pavkoviq, duke e cilësuar si një precedent të rrezikshëm.

Drejtoresha e YIHR-së, Sofija Todoroviq, ka deklaruar se mohimi dhe relativizimi i krimeve të luftës janë kthyer në një mjet politik që nxit ndarje dhe nacionalizëm.

Sipas saj, përballja me të kaluarën e luftës mbetet një nga sfidat kryesore demokratike në Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli ka rikthyer vëmendjen e…