Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova është renditur në vendin e 55-të në botë në kategorinë e militarizimit, sipas Global Peace Index (Indeksi Global i Paqes).
Kjo kategori vlerëson nivelin e militarizimit përmes disa treguesve kryesorë, përfshirë shpenzimet ushtarake në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), numrin e personelit ushtarak për 100 mijë banorë, si dhe importet e eksportet e armëve konvencionale.
Sipas raportit, Kosova ka marrë 1.696 pikë, duke u pozicionuar pas Marokut në vendin e 54-t dhe para disa vendeve të tjera.
Në rajon, Mali i Zi renditet pak më lart se Kosova, në vendin e 53-të, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është dukshëm më lart në këtë kategori, në vendin e 20-të. Serbia renditet në vendin e 86-të, ndërsa Shqipëria në vendin e 88-të.
Vendet me nivelin më të lartë të militarizimit sipas indeksit janë Izraeli, Koreja e Veriut, Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina.
Ndërsa ndër vendet me militarizimin më të ulët renditen Islanda, Malajzia, Butani, Moldavia dhe Sllovenia.



