Prishtina zyrtarizon Anio Poçin
23 qershor 2026
| 15:13
FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Anio Poçi, i cili bëhet përforcimi i dytë i skuadrës për sezonin 2026/27.
Mbrojtësi shqiptar vjen nga Egnatia, me të cilën u shpall kampion i Shqipërisë sezonin e kaluar, duke regjistruar 40 paraqitje në të gjitha garat.
Gjatë karrierës së tij, Poçi ka luajtur edhe në Greqi për skuadra si Panionios dhe Proodeftiki.
Klubi bardhekaltër i ka uruar mirëseardhje Poçit dhe suksese me fanellën e Prishtinës.



