Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Mabë

24 qershor 2026 | 08:51

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë-Mabë.

Një kamion me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B. Për pasojë ky i fundit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa janë tranportuar drejt Traumës motra dhe djali i tij.

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Mabë, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi  K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur për debatin rreth…