Xhaka shkëlqen në Kupën e Botës, ‘Mirror e përfshin në formacionin më të mirë

24 qershor 2026 | 15:37

Paraqitjet e Granit Xhakës në Kupën e Botës kanë vazhduar të marrin vlerësime nga mediat ndërkombëtare.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova është përfshirë në formacionin më të mirë të raundit të dytë të fazës së grupeve nga gazeta e njohur angleze “Mirror”, duke konfirmuar rolin e tij të rëndësishëm te kombëtarja e Zvicrës.

Xhaka ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren 4-1 të Zvicrës ndaj Bosnjës, ku përveç paraqitjes së mirë në mesfushë, arriti të shënojë edhe një gol, duke ndihmuar drejtpërdrejt skuadrën e tij.

Vlerësimi nga “Mirror” e vendos kapitenin zviceran përkrah futbollistëve më të dalluar të këtij raundi, ndërsa bie në sy mungesa e disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Në formacionin e publikuar nga media angleze nuk kanë gjetur vend emra si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Erling Haaland dhe Kylian Mbappé, duke e bërë edhe më të veçantë përfshirjen e Xhakës.

Kjo përzgjedhje është një tjetër vlerësim për formën e lartë të mesfushorit kosovar, i cili po vazhdon të jetë një nga figurat kryesore të Zvicrës në turneun më të madh të futbollit botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka organizuar pritje në Ballkonin…