Fenerbahçe nënshkruan kontratë pesëvjeçare me sulmuesin senegalez Amara Diouf

24 qershor 2026 | 16:30

Klubi turk Fenerbahçe ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me sulmuesin senegalez Amara Diouf.

Diouf, i cili së fundmi ka mbushur 18 vjeç dhe është pjesë e kombëtares së Senegalit, u bë i njohur pasi ishte golashënuesi më i mirë në Kupën e Kombeve të Afrikës për grupmoshën U17 në vitin 2023. Ai shënoi pesë gola dhe ndihmoi Senegalin të triumfonte në këtë garë.

Pas paraqitjeve të tij të mira, Diouf u përzgjodh nga trajneri Aliou Cissé për ekipin kombëtar të Senegalit.

Fenerbahçe gjatë këtij muaji ka siguruar edhe shërbimet e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u transferua nga Mallorca me kontratë trevjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej…