Barbano: Situata në veri është e qetë, por ende e brishtë për shkak të faktorëve që mund të shkaktojnë tensione

24 qershor 2026 | 16:59

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, por ende mbetet e brishtë për shkak të ekzistencës së faktorëve potencialë që mund të shkaktojnë tensione.

Në një intervistë për “Kosovapress”, Barbano ka deklaruar se diskutimi paraprak i çështjeve me autoritetet vendore, në kuadër të dialogut dhe zhvillimeve pas sulmit në Banjskë, ka ndihmuar në parandalimin e incidenteve.

“Sot situata është padyshim e qetë, por ende e brishtë. E brishtë për shkak të ekzistencës së faktorëve potencialë që mund të shkaktojnë tensione”, ka thënë Barbano.

Ai ka vlerësuar se angazhimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në kuadër të dialogut kanë qenë të dobishme në parandalimin e incidenteve, por ka shtuar se vazhdojnë të ketë veprime të cilat nuk janë mjaftueshëm të koordinuara në nivel lokal.

Sipas tij, Policia e Kosovës në veri po punon për të fituar besimin e komunitetit përmes iniciativave me organizata joqeveritare, shoqërinë civile dhe qytetarët.

Megjithatë, Barbano ka shprehur shqetësim për zbulimin e vazhdueshëm të armëve në veri dhe në pjesë të tjera të Kosovës, duke theksuar se kjo tregon se armët vazhdojnë të jenë relativisht të lehta për t’u siguruar.

Ai ka bërë thirrje për vëmendje më të madhe nga policia dhe prokuroria, si dhe për nisjen e fushatave për dorëzimin vullnetar të armëve me qëllim çmilitarizimin e zonave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra mijëra shtëpi në perëndim të Francës kanë mbetur pa…