Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, takon përfaqësuesen e OSBE-së, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

25 qershor 2026 | 11:41

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur sot në takim Ushtruesen e Detyrës së Shefes së Seksionit për Sundimin e Ligjit dhe Drejtësinë në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Pascale Langlais.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe OSBE-së, me fokus diskutimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe mundësive për mbështetje të mëtejme institucionale.

Kryesuesi Thaqi falënderoi OSBE-në për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj sistemit gjyqësor, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në realizimin e objektivave të përbashkëta.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në funksion të forcimit të sistemit gjyqësor dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga një…