Bie nga lartësia në Fushë-Kosovë, ndërron jetë një person
25 qershor 2026
| 11:37
Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:32.
Policia ka bërë me dije se viktima ka rënë nga një lartësi në rrethana ende të panjohura.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Raportohet se në rrethana të panjohura nga një lartësi ka rënë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.



