Penelope Cruz shkëlqen në premierën e “The Invite”, mahnit me pamjen e saj elegante
Aktorja 52-vjeçare , Penelope Cruz u shfaq në formë të shkëlqyer në premierën e filmit “The Invite”, që u mbajt të mërkurën mbrëma në Los Angeles, ku parakaloi në tapetin e kuq përkrah aktores dhe regjisores Olivia Wilde.
Aktorja spanjolle tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant në ngjyrë blu të çelët, me dekolte të theksuar dhe detaje vezulluese, i cili vinte në pah elegancën dhe linjat e saj. Fundi i gjatë dhe i rrjedhshëm i veshjes i dha një pamje edhe më të sofistikuar.
Cruz i kishte stiluar flokët ngjyrë kafe me fije bionde në një topuz elegant, ndërsa disa fije të lëshuara i kornizonin fytyrën. Makijazhi i saj përfshinte nuanca natyrale, me vijë të errët në sy, buzë me shkëlqim në tonalitete nude dhe faqe të theksuara lehtë me ngjyrë pjeshke.
Në tapetin e kuq, ajo pozoi pranë Olivia Wilde, e cila, përveçse bashkëprotagoniste në film, është edhe regjisore e komedisë së re.
Në filmin “The Invite” luajnë gjithashtu Seth Rogen dhe Edward Norton, ndërsa premiera në kinema është planifikuar për të premten, më 26 qershor.






