Kupa e Botës 2026 thyen rekordin e të gjitha kohërave për pjesëmarrjen e tifozëve pas ndeshjes Ekuador – Gjermani

26 qershor 2026 | 12:34

Kupa e Botës 2026 ka vendosur zyrtarisht një rekord të ri për numrin e tifozëve pjesëmarrës, pas përfundimit të ndeshjes së fazës së grupeve mes Gjermanisë dhe Ekuadorit në stadiumin MetLife Stadium.

Gjithsej 80 mijë e 663 spektatorë e kanë ndjekur fitoren 2:1 të Ekuadorit, duke e çuar numrin total të tifozëve në turne në 3 milionë e 605 mijë e 357 pas 56 ndeshjeve të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Ky rekord tejkalon shifrën e mëparshme të vendosur në Kupën e Botës 1994 në ShBA, kur gjithsej 3 milionë e 587 mijë e 538 tifozë kishin ndjekur ndeshjet e turneut. Me fazën me eliminim direkt ende për t’u zhvilluar, pritet që edicioni i vitit 2026 ta rrisë edhe më tej këtë rekord historik, ndërsa stadiumet në Amerikën e Veriut vazhdojnë të mbushen me tifozë nga e gjithë bota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Laurit Nesushta shpall të pavlefshme dëftesat si dhe diplomën e…